Njerez te humbur dhe te zhdukur
- Emigrante te humbur neper shtete te ndryshme te botes apo brenda territorit. Arsyet me te shpeshta te humbjes se kontakteve te ketyre personave me familjet e tyre jane mungesa e dokumentacioneve per qendrimin ne shtetet perkatese, perfshirja ne krime e cila con ne burgosjen e tyre apo deri ne eleminim fizik nga organizatat e ndryshme kriminale.
- Femije te rrembyer ose adoleshente te larguar nga shtepia. Ka patur shume raste kur femijet apo adoleshentet jane rrembyer per t’u perdorur per qellime perfitimi ose per t’u shfrytezuar seksualisht. Ne rastet me te keqija eshte zbuluar se ata merreshin per transplantim organesh duke patur keshtu nje fund tragjik te historise. Shpesh here eshte arritur qe te gjenden ne kohe duke rikthyer qetesine ne familjet e ketyre femijeve. Adoleshentet ne krize personaliteti apo identiteti jane nje nenkategori e personave te humbur te cilet largohen nga shtepia pa lene adrese. Fatmiresisht ne shumicen e rasteve keto ceshtje jane zgjidhur brenda javes qe prej dates se denoncimit prane “Njerez te humbur”.
- Femra te trafikuara. Pas vitit 1990, ne Shqiperi filloi te lulezoje krimi i organizuar i mbeshtetur kryesisht mbi trafikun klandestin te qenieve njerezore. Duke u pare si nje fushe me interesa te medha financiare, vajzat shqiptare trafikoheshin neper rruget e Europes kryesisht ne Itali dhe Greqi. Kjo gje shtonte mundesine e humbjes se kontakteve te ketyre vajzave njehere e pergjithmone me familjet e tyre. Ndonjehere te kushtezuara nga gjendja e keqe ekonomike, here per te mbijetuar, e ne shumicen e rasteve te detyruara ato dilnin ne rruge duke perfunduar te aksidentuara ose te vrara. Vetem ne pak raste arrihej qe ato te shpetonin nga kthetrat e tutoreve. Kjo arrihej nese ato kishin mundesi te arratiseshin ose nga ndihma qe u jepte emisioni “Njerez te humbur” nepermjet bashkepunetoreve te tij dhe koordinimi i punes me forcat e policise.
- Mistere te pazbuluara. Brenda kesaj kategorie eshte bere nje pune e mirefillte investiguese duke arritur shpesh here qe te zbulohen dhe krime te inskenuara dhe te organizuara me shume kujdes. Megjithse perfundimi jo gjithmone eshte pozitiv, ne fund te fundit familjaret mesojne te verteten e humbjes se jetes se personit te tyre. Hetimet e hollesishme zakonisht krijojne nje dosje shumefaqeshe e cila kur shikohet e arsyeshme i percillet organeve kompetente per te kryer veprimet e metejshme hetimore. Zbardhja e ketyre mistereve shpesh here hap nje kapitull te ri per raste te tjera duke sherbyer si nje pike referimi per ceshtje te personave te tjere.
Ironia e Fatit
“Cdo njeri deshiron nje identitet”, – kjo eshte motoja e rubrikes “Ironia e Fatit”. Ne kete rubrike te vecante ne te cilen individe te ndryshem vijne ne studio dhe kerkojne prinderit e tyre biologjike te cilet per ironi te fatit nuk jane prane njeri – tjetrit. Ata jane kryesisht femije te lindur nga marrdhenie jashte martesore, te braktisur per shkak te kushteve te veshtira ekonomike ose te divorceve mes cifteve. Te rritur mes paragjykimeve dhe opinioneve vrastare shume prinder jane detyruar te braktisin vite me pare femijet e tyre duke kujtuar se gjerat do te rregulloheshin disi. Por ndersa vitet kalojne, gjerat ndryshojne dhe e vetmja gje e cila kerkon shpjegim eshte pyetja “nga kam ardhur, cili eshte identiteti im, rrenjet e mia”. Kete pergjigje perpiqen te gjejne te gjithe ata femije qe i drejtohen emisionit “Njerez te humbur” per te kerkuar prinderit e tyre qe i kane sjelle ne jete. Duke bere kete gje ata thyejne tabute, zgjojne ndienjat humane jo vetem tek vetja e tyre por edhe e nje publiku te gjere prej miliona personash duke u percjelle mesazhin se ndienjtat humane nuk mund te bien pre e paragjykimeve por i tejkalojne ato. Me nje guxim akoma me te madh, ne emisionin “Njerez te humbur” drejtohen edhe prinderit te cilet i kane braktisur femijet e tyre para shume vitesh dhe vijne per t’u rilidhur serish. Me lutje ne zemer qe femijet e tyre t’i falin e mirekuptojne ata arrijne shpesh qe te percjellin emocione te forta ne studion e “Njerez te humbur” teksa mbajne ne duar krijesen e tyre te para shume viteve…
Pa identitet
Kjo rubrike eshte njohur ndryshe dhe si “Rubrika e morgut” dhe u kushtohet personave te cilet gjenden te vdekur dhe nuk mund te identifikohen. Emisioni “Njerez te humbur” ne bashkepunim te ngushte me komisariatet dhe prokurorite e qyteteve te ndryshme te Shqiperise ka mbledhur nje numer te konsiderueshem te dhenash per personat e pa identifikuar duke i publikuar me pas ne menyre qe te merren te dhena te metejshme. Rubrika ne fjale ka rezultuar gati 99 % e suksesshme pasi nga publikimi i fotove apo te dhenave te atyre personave ne emision eshte arritur qe kufomat te identifikohen dhe te gjenden familjaret e interesuar. Pas identifikimit te tyre, ne pjesen me te madhe te rasteve keto kufoma kane rezultuar persona te humbur apo te zhdukur, rastet e te cileve ishin denoncuar kohe me pare ne Fondacionin “Njerez te humbur”.
Kthim pas vitesh
Nje interes te vecante ne emisionin “Njerez te humbur” u eshte kushtuar edhe historive te viteve perpara ’90-es. Gjithsecila ngjarje e asaj periudhe, sjell ne vemendjen e teleshikuesve nje pjese te historise se dhimbshme te izolimit 50 vjecar te Shqiperise nen sundimin komunist. Keto histori sherbejne si nje mesim per brezin e ri i cili nuk e ka jetuar ate kohe por dhe per te percjelle nje mesazh gjitheperfshires, se ndienjat humane nuk mund te shuhen nga pluhuri i kohes…Rrethanat ne te cilat jane ndare individet apo familjet e ndryshme ne shumicen e rasteve jane te justifikueshme nga situatat e krijuara ne kohen e humbjes se kontakteve. Ne jo pak raste shqiptare te ndryshem jane detyruar te lene atdheun, familjen e miqte per te jetuar te lire ne shtetet perendimore. Ne ate kohe kjo linte nje shije te hidhur dhe nje tymnaje te madhe prapa pasi familje te tera internoheshin e shtypeshin ne menyra cnjerezore. Per kete arsye familjet e te afermit ndaheshin ne shtete te ndryshme pa patur mundesi te komunikojne per vite te tera ose kurre…
Ne kete kategori jane perfshire te gjitha ato raste (para viteve ’90) ne te cilat njerezit jane ndare me njeri – tjetrin per shkak te kushteve historiko – politike apo deri tek ato me te mistershmet. Familjet shqiptare te cilat jane ndare ne dy pjese per shkak te luftrave ballkanike apo atyre boterore jane historite me te hasura ne kete kategori si psh: nje familje shqiptare kerkon te gjeje pjesen tjeter te familjes ne Turqi me te cilet jane ndare qe nga lufta e pare boterore.
Motoja e kesaj rubrike eshte marre pikerisht nga theniet e mencura popullore qe thone “Gjaku nuk behet kurre uje” ose “Amanetin nuk e tret as dheu”.
Sado vite te kene kaluar, do te vije nje dite qe njerezit te takohen perseri mes tyre dhe ne shume raste keto emocione te jashtezakonshme jane percjelle drejtperdrejt per teleshikuesit e emisonit “Njerez te humbur”.
Pako kujtimesh
Ju ka ndodhur që keni pyetur veten se ku ndodhet një mik i juaji pas shumë vitesh? A doni ti kërkoni falje dikujt që për rrethana të caktuara keni kohë pa folur me njeri – tjetrin? Është momenti që të tregoni shpirtin tuaj njerëzor, të shfaqni konsideratën për dikë duke ia thënë drejtpërsëdrejti, në sy. Emisioni “Njerëz të humbur” ua jep një shanc të tillë nepermjet rubrikes se titulluar “Kthim mbas vitesh”. Pa një të shkuar nuk mund të ketë të ardhme. Ktheni kokën mbrapa dhe mendoni se çfarë duhet të rregulloni…ti thoni dikujt fjalën magjike “më fal” ose “si jeni”.
Rubrika “Kthim mbas vitesh” në emisionin “Njerëz të humbur”, dëshiron të sjellë një tjetër dimension të shpirtit human. Përmes kësaj rubrike synohet të sensibilizohet opinioni publik për të qenë më tolerant, për të kërkuar miqësinë e vërtetë dhe çfarë është më e rëndësishmja për ta rigjetur atë. Ka patur plot raste kur për një fjalë goje, janë shkatërruar miqësi të konsoliduara për vite me radhë. E gjitha kjo ndodh sepse krenaria e njeriut ka raste kur nuk pranon të thotë një “më fal”… Tashmë është momenti që mallin që keni mbledhur për vite për një mik apo të afërm të familjes ta nxirrni në pah dhe të ribashkoheni. Emisioni “Njerëz të humbur” merr përsipër që të trokasë në derën e mikut/mikes apo familjarëve tuaj, të dërgojnë një tufë lule, një letër, një kartolinë nga ana juaj dhe ta sfidojë duke e ftuar të përballet me ju direkt në studio.
Dërgoni rastet tuaja, me historitë përkatëse të detajara dhe stafi i emisonit do ju përgjigjet në kohë.