Print Shortlink

Historiku i themelimit

Rreth emisionit “Njerez te humbur”
(Historik i themelimit te emisionit dhe fondacionit)

Fillesat
Emisioni “Njerez te humbur” i ka fillesat qe prej 15 prillit te vitit 2005 me transmetimin ne televizionin lokal Telenorba Shqiptare (TNSH). Ne ate kohe emisioni mbante titullin “Ku Je?” dhe transmetohej live, 5 here ne jave nga e hena – premte ne oren 21:00. Qe ne fillesat e ketij emisioni drejtuese, ideatore dhe koordinatore ka qene znj. Aida Shtino. Ajo vinte ne Shqiperi pas 13 vitesh emigrimi ne Greqi ku kishte studiuar per gazetari investigative dhe kishte punuar per shume kohe si gazetare ne shtypin e shkruar dhe ate elektronik. Vitet e fundit ajo kishte fituar nje eksperience te madhe ne emisionin “Fos sto tounel” ne televizionin “Alter”, i cili merrej me kerkimin e personave te humbur dhe te zhdukur mes te cileve edhe shume shqiptare. Duke pare qe rastet e shqiptareve te humbur ne Greqi shtoheshin ne emisionin e Angeliki Nikoloulit dhe nuk kishin mundesine te publikoheshin te gjithe ne kohe, ajo mendoi qe nje format i ngjashem te zhvillohej dhe ne Shqiperi per t’ju ardhur ne ndihme sa me shume familjeve shqiptare.

Misioni dhe themelimi

Duke pare qe “Njerez te humbur” vazhdonte te pasurohej me raste gjithnje e ne rritje, u vu re se kishim te benim me nje fenomen, me nje plage te dhimbshme te tranzicionit shqiptar. Per kete lindi nevoja e ngritjes se nje institucioni i cili do te merrej me kerkimin e shqiptareve te humbur neper vende te botes. Mos ekzistenca e nje sektori te posacem ne organet shteterore qe kerkonte njerezit e humbur, e beri akoma me te nevojshme ngritjen e Fondacionit Kombetar “Njerez te humbur” ne fillim te vitit 2006. Ky fondacion merrte persiper kerkimin e njerezve te humbur dhe te zhdukur nga te gjitha trevat shqiptare perfshire ketu: Kosove, Maqedoni, Mal i Zi. Qe nga moment i krijimit te kesaj strukture, familjaret e personave te humbur kane denoncuar rastet e tyre prane fondacionit dhe ne statusin e krijimit te fondacionit “Njerez te humbur” parashikohej qe kjo OJF kishte te drejten e krijimit te spoteve publicitare ne median e shkruar dhe elektronike dhe pasqyrimin e rasteve nepermjet nje emisioni (Njerez te humbur) i cili do te ishte pjese perberese dhe e pandare e ketij fondacioni. Rastet te cilat do te pasqyroheshin ne emision, perzgjidheshin me pare nga bordi drejtues i Fondacionit “Njerez te humbur”. Te gjithe familjaret qe denonconin humbjen e te afermve te tyre nenshkruanin nje deklarate ne forme marreveshje bashkepunimi me kete fondacion ne menyre direkte dhe indirekt me emisionin (i cili eshte pjese perberese e fondacionit). Ne kete deklarate sqarohej qe familjaret e personave te humbur, nuk ishin te detyruar te paguanin asnje lloj vlere monetare per kerkimin e personit te humbur (pra kerkimet kryhen falas) dhe autorizonin znj. Aida Shtino me stafin e saj qe te kryenin kerkime per personin e tyre te humbur.
Nen emrin dhe logon “Njerez te humbur”, emisioni nisi transmetimin ne daten 22 shtator 2006.
Pervecse pjese perberese e Fondacionit Kombetar “Njerez te Humbur”, ky emision u regjistrua qe ne fillim ne Zyren e Markave dhe Patentave ne pronesine intelektuale te ketij fondacioni duke u mbrojtur nga legjislacioni ne fuqi i Republikes se Shqiperise mbi “Te drejtat e Autorit”. Regjistrimi perfshin logon me te gjitha detajet e mundshme ne vecanti dhe permbajtjen e emisionit ne teresi.
Misioni i “Njerez te humbur” eshte “kerkimi i shqiptareve te humbur dhe te zhdukur neper bote”. Motoja e emisionit eshte pothuajse gjithmone e njejte:
“Le te bashkohemi te gjithe dhe t’i kthejme keta njerez ne shtepi. Ndihmo dhe ti…!”.
Emisioni eshte konceptuar si nje show socialo – investigativ duke pasqyruar realitetin e hidhur te familjeve shqiptare te cilave u mungojne njerezit e tyre te dashur por gjithashtu duke sjelle dhe emocione te papershkrueshme ne momentet kur gjendej nje njeri i humbur.
Ky emision social eshte kurorezim i nje procesi te gjate hulumtimi te dhenash dhe investigimi te personit te humbur qe kerkohet. Perparesi u jepen rasteve te femijeve te humbur apo rrembyer si dhe moshave te thyera. Hetimet shtrihen qe nga kontakti i fundit i pohuar prej te afermve dhe te njohurve te personit te humbur e deri tek informacionet e fundit te mberritura ne emision. Nje pjese e informacioneve sigurohen nga fondacioni ndersa pjesa me e madhe vijne nepermjet telefonatave te drejtperdrejta gjate emisionit apo diteve te javes nga shqiptaret anembane botes. Pjesa tjeter nepermjet postes elektronike (e-mail) ose nepermjet letrave postare. Vezhgimet ne terren nga ana e gazetareve (brenda dhe jashte Shqiperise), bashkepunimi me korrespondentet, vullnetaret e institucionet perkatese bejne qe te nxirren pistat e para per hetimin e rastit.
Nje rendesi te vecante kane dhe lidhjet direkte me emisionet analoge te cilat kane bashkepunim te ngushte me emisonin “Njerez te humbur”. Mund te permendim disa nga me kryesoret si:
- “Fos sto tounel” ne Tv Alter, Greqi
- “Chi l’ha visto?” ne Tv Rai 3, Itali
- “Vermist” ne Tv Tros, Hollande
Korrespondentet dhe vullnetaret ne te gjitha shtetet kryesore te botes nepermjet lidhjeve direkte satelitore apo sherbimit te videokonferences raportojne ne kohe reale informacionet dhe kerkimet per personat e humbur.
Ne cdo emision te radhes, publikohen rreth 60 foto te personave te humbur ku rreth 20 prej ketyre rasteve trajtohen gjeresisht ne studio duke marre informacionet e nevojshme nga teleshikuesit.
Ne cdo edicion te ketij emisioni eshte tentuar te trajtohen histori te kategorive te ndryshme duke u dhene keshtu mundesine shume familjeve qe te publikojne rastet e tyre.

Gjate periudhes shtator 2006 – korrik 2007 emisioni zhvillohej cdo dite te premte ne oren 21:00 dhe zgjaste perafersisht 5-6 ore.
Ne sezonin e dyte (shtator 2007 – korrik 2008) tek ky televizion, ndryshoi dita e transmetimit nga e premte ne te shtune, po ne te njejten ore, 21:00.
Gjate kesaj kohe u arrit te gjenden shume njerez dhe emisioni kapi rekorde ne audience jo vetem ne Shqiperi por ne te gjitha trevat ku jetonin dhe punonin shqiptaret neper bote.
Bashkepunimi me televizionin lokal Vizion Plus vazhdoi nga korriku i vitit 2006 deri ne muajin gusht 2008.
Nga gushti i vitit 2008, Fondacioni “Njerez te Humbur” nisi nje bashkepunim te ri me Televizionin Kombetar TV KLAN. Emisioni transmetohej live cdo dite te premte ne oren 21:00. Bashkepunimi me kete televizion vazhdoi deri ne gusht te vitit 2011.
Ne shtator te vitit 2011, “Njerez te Humbur” lidhi nje marreveshje bashkepunimi me Televizionin Publik Shqiptar (TVSH). Qe prej 19 tetorit 2011 e ne vazhdim, emisioni transmetohet live cdo dite te merkure, rreth ores 20:45. Ne kete sezon te ri tek ky televizion, “Njerez te humbur” vjen me nje sere risish, duke i dhene emisionit pamjen e nje show-u te madh social mbi bazen e historive reale njerezore.
Pervec rubrikave ekzistuese si “Kthim mbas vitesh”, “Ironia e fatit”, “Rubrika e Morgut”, shtohet dhe “Pako kujtimesh” ose e njohur ndryshe dhe si “Nje surprize per ty”. Nga kontakti live ne studio i njerezve te ndare dikur ne rrethana dhe ne kohe te ndryshme synohet te arrihet nje atmosfere sa me e ngrohte dhe emocionale. Po ashtu eshte synuar qe tu vihet ne ndihme shpesh here individeve ose shtresave ne nevoje.
Mos ngurroni te kontaktoni, behuni dhe ju pjese e ketij misioni human. Nje telefonate e juaja mund te rilinde nje shprese dhe te riktheje buzeqeshjen e munguar ne fytyrat e pervuajtura.

Baza e te dhenave (database)

Kategorite e personave qe kerkoheshin ishin kryesisht emigrantet te cilet ishin larguar per nje jete me te mire ne drejtim te shteteve fqinje por te cilet per shkaqe dhe rrethana te ndryshme nuk kishin kontaktuar prej vitesh me familjet e tyre. Nje perqindje e madhe e ketyre personave ishin te humbur ne vitet 1990 – 1997 kohe ne te cilen Shqiperia u hap pas renies se sistemit komunist dhe perjetoi nje tranzicion te gjate. Nder rruget kryesore qe emigrantet zgjidhnin per t’u larguar nga vendi ishin:
- Nepermjet maleve duke mbartur nje rrezik te madh per jeten nga terreni i veshtire, kushtet atmosferike, policia kufitare, grabitesit e ndryshem qe mund te dilnin gjate rruges.
- Nepermjet detit me skafe apo gomone te cilat mbartnin ne bord persona jashte kapacitetit te lejuar duke u bere keshtu shkak per tragjedi te shumta.
Studimet e kryera nga Fondacioni por edhe nga burimi i informacionit qe mblidhej nga emisioni
“Njerez te humbur” strukturuan edhe me tej kategorite e personave te humbur. U arrit keshtu qe te krijohej nje database (baze te dhenash) e cila ishte me e madhja qe kishte ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi persa u perket njerezve te humbur. Mbi bazen e mbledhjes se informacioneve ky database rritet cdo dite e me shume duke u pasuruar me raste te reja por dhe duke shtuar detaje per rastet e denoncuara me perpara. Pjese e kesaj database jane dhe te humburit e trojeve shqiptare te Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi. Lufta e Kosoves ne vitin 1998-1999 la shume pasoja: njerez te humbur, te zhdukur e te paidentifikuar te cilet jane trajtuar me shume perparesi nga “Njerez te humbur”. Ky database perfshin informacione te detajuara per personat e humbur por dhe per familjaret e te njohurit e personit qe ka humbur. Mbi bazen e ketyre te dhenave jane kryer dhe statistika te ndryshme per numrin e pergjithshem te njerezve te humbur ne periudha te ndryshme, grupmoshat, gjinite, qytetet me te prekura nga ky fenomen si dhe shkaqet te cilat cojne ne humbjen e nje personi. Keto te dhena paraqiten ekskluzivisht ne emisionin “Njerez te humbur” ne menyre te vazhdueshme per te sensibilizuar opinionin publik per fenomenin dhe duke u bere nje thirrje direkte per te ndihmuar ne gjetjen e bashkeatdhetareve te humbur. Kjo database eshte prone intelektuale e Fondacionit Kombetar “Njerez te humbur dhe si e tille nuk mund te perdoret, tjetersohet, keqperdoret apo dublikohet pa lejen e posacme te ketij institucioni duke marre parasysh se familjaret e personave te humbur kane autorizuar me perpara kete Fondacion qe te merret me kerkime per te afermin e tyre.
Ne periudhen 2005 – 2008 ky fondacion ka mbledhur rreth 3000 (tre mije) denoncime per persona te humbur perfshire ketu dhe denoncimet e mberritura nga trojet shqiptare si Kosove, Maqedoni dhe Mal i Zi.
Pergjate periudhes 2008 – 2012 e ne vazhdim, rastet po shkojne gjithnje e ne rritje. Kjo verehet nga denoncimet qe kryhen prane zyrave te “Njerez te Humbur” si dhe nepermjet plotesimit te formularit online per “denoncime te reja”.