Print

Zheni Biqiku

Zheni Biqiku kishte humbur kontaktet me babain ne muajin nentor te vitit 1991. Ajo se bashku me nenen e saj ishte larguar drejt Greqise duke mos i dhene mundesine babait te saj Vangjel Biqikut te kujdesej per te gjate viteve te rritjes. Ky i fundit e kishte kerkuar per vite te tera, por pa marre asnje pergjigje positive. Pas shume perpjekjesh stafi i “Njerez te Humbur” arriti ta gjeje Zhenin ne Athine e cila jetonte se bashku me nenen. Ajo vazhdonte studimet ne nje nga kolegjet me te mira te Athines ndersa nena e saj punonte ne nje lokal po ne Athine. Megjithese disi agresive ne argumentet kundrejt Vangjelit, Zheni arriti te fliste me babain e saj pas 16 vitesh.