Print

Ylli Malaj

Ylli Malaj punonte si punetor ne minieren e qymyrgurit ne Tepelene dhe i etur per dije vazhdonte shkollen e mesme naten. Per shkak te biografise se tij, pasi i ati kishte qene oficer ne kohen e Zogut dhe i burgosur politik mbas vitit 45, Ylli e dinte se endrrat e tij do te ishin te parealizueshme ne kete vend. Me bindjen se e vetmja dritare ku ai mund te shikonte te realizuara ato do te ishte jashte shtetit, vendos qe te largohet. Por, shqetesimi se ndaj familjareve do te merreshin masa ekstreme nga pushteti i asaj kohe e vinte ne dileme, nese mund ta niste ate aventure.
Nje jave para se te arratisej ai vjen ne Tirane te takoje Mehmet Shehun, ndoshta per te gjetur ndonje mundesi per shkollen, por nuk arriti ta takoje. Ne nje bisede te atyre diteve me motren e tij ne Ballsh ai i thote asaj: “Sikur te ikja, çfare do te beje ti? Gjithe ato shoke iken. Te iki dhe une. Do te çoj stafeten e babait deri ne fund.” Nga motra nuk mori ndonje pergjigje. Heshtje, e cila i ngjau si nje miratim. Me date 12 mars 1971, ne moshen 21 vjeçare ai arratiset.
Pas disa kohesh therrasin vellain Skenderin ne degen e Brendshme ne Tepelene dhe i tregojne rrobat e tij, te cilat ishin gjetur ne nje shpelle ne Ksamil.
Disa vite me vone, meqenese babai e kerkonte, dy punonjes te deges i shkojne ne shtepi dhe i thone qe djalin mos e kerkonte se ai ishte arratisur.
Ne vitin 2008, dolen ne drite shenja jete per Ylli Malaj dhe mundesia qe ai mund te ishte perdorur nga sigurimi i shtetit i asaj kohe.