Ylli Bojaxhiu eshte larguar ne date 25 mars 1994 ne drejtim te Italise. Nisja eshte bere nga qyteti i Durresit me skaf ne te cilen kane qene prezente rreth tete veta. Tek personat qe kane qene ne kete skaf ai eshte prezantuar si nga qyteti i Tropojes. Gjithashtu ai ka qene i pajisur me pashaporte boshnjake dhe ka qene foles i mire i gjuhes Serbo-Kroate. Me vete Ylli ka patur 1200 marka. Destinacioni i tij ka qene Italia dhe me pas Zvicra. Por qe prej dites qe Ylli eshte nisur per Itali familja Bojaxhiu nuk ka asnje lajm.