Ka qene nje dite mese e zakonshme ne Stamboll ajo e 11 korrikut 2003 per familjen Mirak. Njera prej vajzave te shtepise, Azizja 7 vjecare doli si perdite te luante ne nje kend lojrash te quajtur Javus Selim Park qe ndodhej pak metra larg shtepise ne lagjen Bajram Pasha. Ne ate kohe ajo sapo kishte mbaruar klasen e pare fillore. E ema e Azizes akoma kujton syte e saj ne momentin e fundit kur e kishte pare dhe sikur kishte parandjere se mund te ndodhte dicka. Rreth ores 11 paradite vajza del ne park dhe qe atehere nuk eshte pare me kurre. Prinderit pohojne se babai i kishte dhene si detyre Azizes te shkonte dhe ti blinte nje vegel ndertimi tek nje dyqan aty afer dhe pastaj te shkonte te luante. Aliu, i ati i Azizes kishte dale pak me vone per te kontrolluar te bijen por kishte verejtur se dyqani ku e kishte nisur vajzen kishte qene mbyllur. Me shpresen se ajo kishte shkuar te luante ne park ai kishte ikur i qete ne pune. Por edhe Manuela, mamaja e Azizes kishte menduar se vajza kishte shkuar bashke me te atin tek puna e ketij te fundit. Vetem ne oren 23 te darkes ishte marre vesh cudia me e madhe: vajza ishte zhdukur…Duke qene se ajo nuk kishte shkuar as tek te afermit dhe as tek puna e babait te saj, prinderit e Azizes te alarmuar vihen ne levizje dhe njoftojne autoritetet lokale te policise. Keta te fundit nisin kerkimet menjehere ne te gjitha lagjet perreth duke therritur me megafon emrin e saj. Kjo ngjarje nuk kaloi pa u trumbetuar edhe ne te gjithe mediat kryesore turke, qofte ne televizion apo gazeta. Ky ishte nje rast i rralle per ate lagje pasi kurre me pare nuk kishte humbur nje femije. Nga statistikat zyrtare te policise se Stambollit dilej ne perfundimin se 99 % e rasteve te rrembimit te femijeve ishte arritur ne zbardhjen e plote dhe rikthimin e tyre ne shtepi. Publikime pafund por fatkeqesisht lajme asnje… Askush nuk pohonte ta kishte pare Azizen te shoqerohej me dike ate dite dhe as te rrembehej nga dikush me force. Per dite e dite me radhe, Manuela, nena e vajzes, shkonte dhe qante ne parkun e lojrave ku kishte humbur Azizja. Ndersa sot ajo ka humbur pothuajse cdo shprese, megjithse ende vazhdon te mbahet pas cdo filli informacioni sado i vogel qe te jete.
Publikimi ne “Njerez te humbur”
Stafi i emisionit udhetoi ne drejtim te Stambollit per te mesuar me nga afer dramen qe po perjetonte kjo familje e varfer me origjine shqiptare. Per pese vite rresht ata nuk kane mundur te gezojne nje dite te lumtur pasi ne cdo moment mendja u shkon tek Azizja e vogel. Fale bashkepunetoreve te emisionit si z. Kadri Limani dhe te tjere, “Njerez te humbur” arriten te ngrene pistat e para per zbardhjen e ngjarjes ne fjale. Duke takuar njerez pafund dhe kryesisht komshinj te familjes Mirlak u arrit qe te merren deshmi te cilat nuk ishin publikuar me pare megjithse policia kishte shoqeruar shume persona ne komisariat ne ate kohe. Ne rruge kofidenciale u arrit te merrej vesh se pak kohe perpara se te humbte gjurmet, Azizja qarkullonte ne lagje me shume para ne xhep te cilat nuk i kishte marre as nga familja dhe as nga komshinjte. Ne kofidence u mor vesh se ne ate kohe ne lagjen Bajram Pasha qarkullonte nje person i cili njihej si mashtrues dhe keqberes. Njerez te ndryshem guxonin te permendnin faktin se ai ishte marre dhe me rrembim femijesh ne vende te ndryshme te Turqise duke u maskuar si lypes. Fill mbas zhdukjes se Azizes se vogel, ky person kishte ndryshuar banese duke ikur qindra kilometra larg. Keto informacione sollen nje reaksion zinxhir per publikun gjate kohes qe publikohej rasti duke qene se teleshikues te tjere nga Turqia thane lajme shtese persa i perket historise. Mbase rasti nuk ishte aq i thjeshte sa pritej por shume me i komplikuar dhe me perfshirjen e disa personave te tjere te cilet e kishin rrembyer vajzen per qellime perfitimi.