Print

Artan Selamaj

Artan Selamaj ka lindur me 27 qershor 1972 ne Llakatund te Vlores. Ai eshte pjestar i nje familje me 12 femije gjithsej: 10 vellezer e dy motra. Artani eshte djali i parafundit nga djemte. Artani eshte larguar drejt Greqise rreth fundit te marsit te vitit 1992, ne oren 5 ne mengjesit. Ai kishte qene dhe here te tjera por gjithmone ishte kthyer ne Shqiperi nga policia greke. Kur ishte kthyer heren e fundit ishte shprehur se “po kalova kufirin do te iki ne Greqi e me pas dua te shkoj ne Gjermani”.
Per here te fundit ai eshte larguar me rreth 21 persona nga Llakatundi e fshatrat perreth. Ne momentin e ikjes, ai ka patur nje debat me te atin, te cilit ne nerva e siper i ka thene se “do me kerkosh por s’do me gjesh dot…”.
AI mberiti ne Greqi dhe fillimisht u vendos bashke me shoket ne Peania (Athine). Pas pak kohesh, rreth prillit, ai shkon ne Anaviso rreth 34 km larg nga Peania. Aty mesohet te jete larguar bashke me nje shokun e tij qe quhet Engjellush Petani. Edhe aty kishte shume shqiptare, nje pjese e madhe e te cileve ishin nga Llakatundi ose nga Vlora ne pergjithesi. Ishin te pakta ditet kur ai punonte pasi nuk arrinte te gjente dhe frika e kapjes nga policia ekzistonte gjithmone duke qene se ishte emigrant i paligjshem. Shpesh here, ai dhe shoket e tij detyroheshin te flinin ne vende te papershtatshme, kryesisht ne periferi, ne zona ku grumbulloheshin plehrat etj…Sipas shokeve te tij, 5 dite perpara se te humbiste, Artani kishte gjetur nje pune ne ndertim dhe kishte mbledhur nje shume modeste parash, rreth 30 mije dhrahmi.
Nje dite shoket e tij i thone qe te shkonte te blinte nje pakete cigare pasi nuk kishin pune dhe kohen e kalonin duke luajtur letra apo bere muhabet. Artani niset per te blere cigaret dhe qe nga ai moment nuk kthehet me kurre.
Kete fakt se si ishte larguar Artani nga shoket e tij, familjes i’a ka thene Astrit Bregu, njeri prej shokeve me te afert te Artanit, i cili po ashtu jetonte ne Anaviso.
Sipas te thenave, shoket e tij kishin kerkuar per Artanin duke qene se ai po vohohej, por pas kerkimeve ne zone nuk kishin arritur te gjenin gje. Ata menduan se mbase ai ishte kapur nga policia dhe ishte kthyer ne Shqiperi.
Rreth muajit maj, disa nga bashkefshataret e Artanit, kthehen ne Llakatund. Te pyetur nga familja per Artanin, ata ishin shprehur te cuditur per mospranine e tij ne fshat, pasi gjithnje kujtonin se ai ishte kthyer nga policia. Qe nga ai moment, familja kishte nisur kerkimet por pa mundur te gjenin dicka te sakte.
Mesohet se aty ku qendronin ne Anaviso te Greqise, 2 – 3 dite perpara se Artani te zhdukej, ai dhe shoket e tij ishin grabitur nga nje grup shqiptaresh te cilet mendohet te kene qene po ashtu nga Llakatundi. Thuhet se Artani eshte shprehur se ka njohur njerin prej personave te asaj bande grabitesish dhe e ka shprehur emrin e tij ne publik. Familja ka frike se mbase atij mund ti kete ndodhur ndonje gje per shkak te ketij fakti.
Gjate kohes kur familja nuk kishte asnje lajm per Artanin, ata kane degjuar nje lajm ne nje kanal televiziv grek, sipas te cilit thuhej se rreth tetorit te 1992-it, ishte gjetur nje kufome e dekompozuar, pa identitet. Kufoma ishte gjetur jo shume larg vendit ku qendronte Artani dhe shoket e tij. Familjaret jane interesuar per te marre ndonje informacion rreth kesaj kufome dhe nga ana e policise greke u eshte kerkuar qe te merreshin kampione gjaku nga prinderit per te bere analizat e ADN-se. Gjithashtu u eshte kerkuar qe te mesohej se cfare grupi gjaku ka patur Artani. Ne pamundesi per t’i kryer keto procedura dhe nga neglizhenca e organeve hetimore ne Shqiperi, ky informacion ka mbetur i paverifikuar ende.