Print

Arta Maloku

Arta eshte larguar ne daten 23 dhjetor te vitit 1994 nga shtepia, ne drejtim te paditur. Vajza kishte disa dite qe ishte operuar nga apandesiti, dhe ishte ne regjim shtrati. Pikerisht ne nje prej ketyre diteve, ne shtepi i shkon nje mikja e saj e quajtur Doraida, per vizite. Ato dalin te dyja nga shtepia dhe qe nga ai moment Arta nuk kthehet me prane familjes. Disa dite me vone ne banesen e Artes vjen nje leter poshte deres ku thuhej “Arta ndodhet ne Fier…”. Shoqja e Artes ka pohuar se eshte ndare me kete te fundit ne Fier. Informacione jo shume te sigurta kane dhene gjurmet e jetes se Artes ne Itali. Gjithsesi asgje nuk dihet per fatin e Arta Malokut qe prej dites kur ajo doli nga shtepia ne 23 dhjetor 1994 e deri me tani.