Print

Arsim Dobratiq

Arsimi eshte larguar nga shtepia e tij ne komunen Obiliq – Kosove, me date 20 gusht te vitit 1994 ne drejtim te Tiranes. Pas nje dite me 21 gusht ai shkeputi cdo lloj kontakti me familjen e tij. Arsimi ka qene i shoqeruar me nje mikun e tij te quajtur Fitim. Te dy sebashku kishin si synim te mberrinin ne Vlore dhe me pas te kalonin ujrat e Adriatikut dhe te mberrinin ne Itali. Arsimi me vete kishte 2000 mije marka. Pas 6-muajsh shoku i tij Fitimi kthehet ne vendlindje dhe tregon ne familjen Dobratiqi se ishin nisur naten e 21 gushtit me skaf nga qyteti i Vlores drejt Italise. Gjate rruges skafi ishte djegur dhe te gjithe personat ishin hedhur ne uje. Fitimi i kishte rezistuar kesaj tragjedie me not, kurse per Arsimin nuk kishte asnje te dhene.