Armando Koxhaj eshte larguar nga shtepia ne daten 25 dhjetor te vitit 1999 ne drejtim te Vlores. Ne daten 30 dhjetor te po ketij viti Armando merr ne telefon familjen dhe i thote nenes: “Nese sot deti do te jete me dallge une do te kthehem ne shtepi, nqs jo do te iki ne Itali”. Nena i lutet qe te kthehet ne shtepi por ai tashme e kishte marre vendimin e tij. Qe prej kesaj date familja nuk di me asgje konkrete per fatin e djalit te tyre i humbur qe prej 25 dhjetorit te vitit 1999.