Ariani eshte larguar nga shtepia ne fund te qershorit te vitit 1998 ne drejtim te paditur. Ne momentin e largimit ai i ka thene nenes se tij qe do te largohej ne Zvicer. Qe prej asaj dite nena nuk ka marre vesh asgje per te. Pas 5-vjetesh nje bashkeqytetar nga Shkodra shkon ne familjen Brahimi dhe u thote familjareve se nje djale shkodran kishte rene deshmor ne luften e Kosoves. Vendi ku kishte rene deshmor ishte qytetit i Rahovecit. Fillimisht ne Kosove interesohet vellai i tij Ertiusi dhe pikerisht ne komunen e Rahovecit ku i thone se vellai i tij kishte vdekur, por qe nuk i japin asnje lloj te dhene tjeter qe te vertetonte se ishte ai. Personi qe i ka dhene kete konfirmim bazohej vetem tek ngjashmeria mes dy vellezerve. Pas Ertiusit ne Rahovec shkon dhe interesohen nena, babai dhe nje daje i Arjanit. Ata drejtohen ne policine e Rahovecit ku gjejne te pasqyruar ne mur te gjitha fotot e personave qe kishin rene deshmor ne luften e Kosoves. Cuditerisht foto e Arianit nuk ishte ndermejt tyre. Autoritetet e komunes se Rahovecit nuk dispononin asnje lloj prove qe te vertetonin ekzistencen e Arianit ne ate lufte. Ata kane pohuar se Arianin e kane marre ne lufte ne shtepine e nje personi nga Tropoja qe quhej Sulejman. Familjaret jane interesuar dhe tek shtepia e Sulejmanit, por ky i fundit nuk e ka pranuar qe te kete percjelle nga shtepia e tij ndonje shkodran. Sipas komunes se Rahovecit djali ishte futur ne ushtrine e Kosoves ne daten 2-3 qershor te vitit 1998 ndersa largimi i Arianit nga shtepia ka ndodhur ne fund te muajit qershor te po ketij viti. Kjo gje ndoshta hedh poshte variantin se ai mund te kete rene deshmor ne luften e Kosoves. Shkurt Ariani thirrej Adi.