Print

Arben Muka

Arbeni eshte larguar per here te pare ne fillim te vitit 1995 ne drejtim te Greqise. Pas dy muajsh ai niset drejt Italise po nga Greqia. Pasi mberrin shendosh e mire ai njekohesisht mban kontakte dhe me familjen e tij. Ne fund te vitit 1995 ne familjen Muka ne Shqiperi vjen nje leter ku shkruhej se duhej te paguanin nje shume te hollash, ku te gjenin nje avokat te mire per te shpetur djalin e tyre. Sipas letres, Arbeni ishte akuzuar nga policia italiane si shperndares droge. Familja ne pamundesi kthen pergjigje negative. Nuk dihet se nga ka ardhur kjo leter dhe a mund te kete qene provokim apo e vertete. Dhe qe nga ky moment ata shkeputin cdo lloj kontakti me Arbenin.