Print

Andrea Kademi

Fatime Kademi ka sjelle ne jete nje femije ne daten 20 shkurt te vitit 2001. Ai quhet Andrea dhe ka lindur ne qytetin Peruggia te Italise. Babi i femijes jo vetem qe do te largohej nga Fatimja por do te kapej dhe nga policia italjane dhe vuan denimin ne burg. Fatimja ngelet e vetme me djalin e saj dhe vendoset ne qytetin e Riminit. Aty ajo strehohet ne nje familje italjane. Ne fund te viti 2003 Fatimja kthehet ne Shqiperi pasi nena e saj ishte ne nje gjendje shume te keqe shendetesore. Pasi qendron ne Shqiperi per pak dite ajo rikthehet serish tek familja italjane aty ku kishte lene dhe djalin e saj te vogel. Sapo mberrin merr vesh se Andera i saj nuk ndodhej me ne ate shtepi. E zonja e shtepise qe e kishte strehuar nuk i jep asnje lloj shpjegimi por e nxjerr nga shtepia. Fatma kapet nga policia italjane dhe riatdhesohet per ne Shqiperi. Pas shume perpjekjesh ajo nuk arriti ta gjente dot femijen e saj, vetem mori vesh se Andrea ishte biresuar tek nje cift italian. Qe prej muajit dhjetor te vitit 2003 kur Fatimja u kthye ne Shqiperi ajo humbi femijen e saj.